Rita Ora jep lajmin e mirë për fansat, në këtë datë publikon albumin e ri

Mediale Vip

Rita Ora jep lajmin e mirë për fansat, në këtë datë publikon albumin e ri

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:21
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka ndarë një lajm të mirë me fansat e saj.

Ajo ka bërë të ditur se ka gati albumin e ri “YOU & I”.

Rita madje ka bërë të ditur edhe datën e publikimit, e që është 14 korrik.

Ky do të jetë albumi i tretë i yllit shqiptar.

Të gjithë ata që duan, albumin mund ta para-porosisin qysh sot.

“Ky album do të thotë shumë për mua – është si ditar i viteve të mia të fundit, është muzika ime dhe më duket shumë i vërtetë dhe se kush jam sot” ka thënë Rita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat