E akuzuan se tradhtoi me një regjisor, aktorja e famshme turke reagon për herë të pas ndarjes nga ish-bashkëshorti

Mediale Vip

E akuzuan se tradhtoi me një regjisor, aktorja e famshme turke reagon për herë të pas ndarjes nga ish-bashkëshorti

Më: 21 prill 2023 Në ora: 17:51
Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç

Aktorja e njohur turke, Demet Ozdemir i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Oguzhan Koç vetëm shtatë muaj pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Në media u raportua se aktorja e kishte tradhtuar Oguzhan Koç-in me një drejtor, gjë e cila solli ndarjen e tyre.

Por këto spekulime, Demet i ka hedhur menjëherë poshtë. Duke folur për gazetën “Sabah”, artistja sqaroi për fansat se nuk ka pasur tradhti, por vetëm krizë në martesën e tyre.

“E dija që do të ndodhnin gjëra të tilla. Këto janë lajme të trishtueshme, nuk janë reale. Do të ketë një divorc të pakontestueshëm. Akuzat për tradhti nuk janë aspakt të vërteta”- ishte përgjigja e Ozdemir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat