Mozzik paralajmëron fansat rreth muzikës: Këtë vit shkatërrohet tregu

Mediale Vip

Mozzik paralajmëron fansat rreth muzikës: Këtë vit shkatërrohet tregu

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:39
Mozzik

Rap-artisti nga Ferizaj, Mozzik, vazhdon të jetë shumë i pëlqyer për muzikën e tij që e bën prej shumë vitesh.

Artisti, që tashmë gëzon popullaritet të madh, ka bërë një njoftim së fundmi për ndjekësit.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ai ka paralajmëruar se ky vit do të jetë i nxehtë sa i përket këngëve që do të sjellë.

Image
Mozzik/Instagram

“Mbahem për fjalë. Këtë vit shkatërrohet tregu”, ka thënë ai.

Megjithëse nuk ka zbuluar akoma ndonjë projekt apo bashkëpunim që mund ta ketë në plan.

Gramos Aliu (emri i vërtetë) viteve të fundit ka lansuar disa projekte, që rezultuan hite dhe me miliona klikime.

Pritet të shihet se çfarë ka rezervuar reperi këtë vit për fansat e publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat