Luizi, arsyeja pse Sabiani nuk donte që Keisi të hynte në BBV

Mediale Vip

Luizi, arsyeja pse Sabiani nuk donte që Keisi të hynte në BBV

Më: 22 prill 2023 Në ora: 08:35
Sabiani

Sabiani dhe Keisi, babë e bij, kanë folur së fundmi rreth eksperiencës së Big Brother Vip.

2 nga deklaratat që janë dalluar më shumë kanë qenë arsyeja e futjes së bujshme të Sabianit brenda shtëpisë dhe arsyeja pse ai nuk ka dashur që Keisi të hyjë brenda shtëpisë.

Po e nisim me këtë të fundit:

Arsyeja ishte Luizi dhe mbështetja e madhe që ai kishte si lojtar.

"I kam thenë Keisit mos u fut, është e kot, ky Big Brother është Team Luiz..."

Le të themi që nuk po mendojmë dot ndryshe, Sabiani ka pasur disi të drejtë!

Ai ka treguar gjithashtu arsyen e vërtetë të futjes në BBV. 

Ai tha se vetë prezenca e tij në Big Brother, i ka sqaruar të bijës shumë gjëra. Porosia e vetme e tij për Keisin, ishte që gjërat të mos kalonin në perversitete.

"Ta dini çfarë kisha unë aty brenda. Unë aty jam futur se s’mund të futesha ndryshe përveç se të isha pjesëtar i atij produksioni se për gjysmë ore në një takim nuk mund të sqaroja asnjë gjë. Vetë prezenca ime i sqaroi shumë gjëra. Kisha dy mundësi të merrja Keisin ose të futesha edhe vetë. Doni s’doni dy herë u futa, në pozicionin tim isha më mirë në këtë BBV se isha më komod. Porosia e babit ishte që çdo gjë të merrej shtruar e mos të kalonte në perversitete, në diçka që mund  nuk më pëlqente siç nuk do i pëlqente asnjë prindi tjetër".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat