E dashura festoi ditëlindjen, i dashuri i saj Pique i bëri një superdhuratë

Mediale Vip

E dashura festoi ditëlindjen, i dashuri i saj Pique i bëri një superdhuratë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 09:49
Gerard Pique

Gerard Pique është sërish në qendër të vëmendjes së mediave e kjo për shkak të gjestit të tij ndaj partneres.

E dashura e tij Clara Chia Marti ka festuar 24-vjetorin.

Për këtë 34-vjeçari i ka bërë dhuratë një udhëtim luksoz në Emiratet e Bashkuara Arabe. Siç raporton “Marca”, Pique është dashuruar pas 24-vjeçares dhe dëshiron t’i tregojë asaj se sa shumë kujdeset për të.

Megjithatë, udhëtimi nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe pas disa ditësh, Pique do të duhet të lërë partneren e tij për të fluturuar drejt Miami.

Atje ai do të kalojë kohë me djemtë e tij Milan dhe Sasha, të cilët tashmë jetojnë me nënën e tyre, Shakira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat