E rrethuar nga nipër e mbesa, ja fotoja e papublikuar më parë e Mbretëreshës Elizabeth

Mediale Vip

E rrethuar nga nipër e mbesa, ja fotoja e papublikuar më parë e Mbretëreshës Elizabeth

Më: 22 prill 2023 Në ora: 10:31
Mbretëresha Elizabeth

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka zbuluar së fundmi një fotografi të Mbretëreshës Elizabeth, e cila është e rrethuar nga nipër e mbesa.

Është një imazh i sovranes të ndjerë të bërë nga Princesha e Uellsit verën e kaluar në Balmoral, për ta kujtuar atë në ditëlindjen e saj, ku Madhëria e saj do të mbushte 97 vjeçe.

Në foto, ish-monarkja më jetëgjatë britanike është ulur në një divan me të rinjtë mbretërorë të buzëqeshur rreth saj. Në krah të saj është stërmbesa e tij më e madhe Savannah Phillips, vajza më e madhe e Peter Phillips, dhe në anën tjetër, Mia Tindall, duke përqafuar vëllain e saj të vogël Lucas.

Image
Postimi i Kate Middleton

Pas tyre janë Lena Tindall, fëmija i mesëm i Zara dhe Mike Tindall, Princi George, Princesha Charlotte, Isla Phillips dhe Princi Louis.

Mbrapa qëndrojnë nipërit më të vegjël të Mbretëreshës, Lady Louise Windsor dhe James, Earl i ri i Wessex, djali dhe vajza e Dukës dhe Dukeshës aktuale të Edinburgut.

Mungojnë në foto stërnipërit e tjerë të Mbretëreshës Elizabeth, përkatësisht Princi Archie, Princesha Lilibet, August Brooksbank, djali i Princeshës Eugenie dhe vajza e Princeshës Beatrice, Sienna.

Çdo vit, mbretëresha e ndjerë i kalonte verërat e saj në pronën e saj të dashur në Malësitë Skoceze dhe ftonte familjen të qëndronte me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat