Fejesa e djalit u bë ‘mollë sherri’, Mihrije Braha kërkon përballje me Remzie Osmanin

Mediale Vip

Fejesa e djalit u bë ‘mollë sherri’, Mihrije Braha kërkon përballje me Remzie Osmanin

Më: 23 prill 2023 Në ora: 07:44
Remzie Osmani dhe Mihrije Braha

“Ajo nuk më ftoi në fejesën e djalit”- me siguri e keni dëgjuar këtë refren shumë shpesh nga dy këngëtaret e njohura Mihrije Braha dhe Remzie Osmani. Drama mes dy kolegeve u bë kryefjalë duke lënë të kuptohet se mes tyre kishte hatermbetje.

Mirëpo, Mihrija ka treguar se kishte kërkuar që në emisionin “Kendiv” ku ishte e ftuar, të ishte me të edhe këngëtarja Remzie Osmani, si për të lënë të kuptohet se mes tyre nuk ka konflikte.

”Thuj që s’të kam thënë thirre në emision. Që të paktën unë të tregoj se nuk kam asgjë me Remzijen. Unë nuk jam idhnu, u bë më e madhe”- tha Mihrija.

Si nisi “drama” mes tyre?

Djali i këngëtares, Mihrije Braha, Plator Abazi u fejua me të dashurën, Tringën. Në një intervistë, Remzie Osmani u shpreh së nuk ka qenë e ftuar në fejesën e Platorit, pasi Mihrija s’e ftoi.

Kjo deklaratë bëri xhiron në rrjete sociale, dhe u komentua shumë. Më pas, Mihrija dha versionin e saj se pse nuk e ftoi Remzijen në fejesë.

“Remzie Osmani kur e ka feju djalin, as ajo nuk më ka ftuar mua, edhe unë për fejesë nuk e kam ftuar. Por, kur e ka martuar djalin më ka thirrë në dasmë, edhe unë kur ta martojë djalin do e thërras”, u shpreh Braha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat