Beatrix Ramosaj shënon ‘Ditën e Tokës’ me poza atraktive nga Liqeni Artificial i Tiranës

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj shënon ‘Ditën e Tokës’ me poza atraktive nga Liqeni Artificial i Tiranës

Më: 23 prill 2023 Në ora: 22:44
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive dhe bën postime të ndryshme nëpër rrjete sociale.

Ajo së fundmi ka shijuar një ditë në natyrë me rastin e Ditës së Tokës, që shënohet më 22 prill.

Bukuroshja, që ndiqet nga mijëra njerëz në Instagram, ka publikuar disa fotografi nga Liqeni artificial i Tiranës.

“Asgjë nuk e shëron shpirtin si të jesh një me natyrën. Gëzuar Ditën e Tokës”, ka shkruar ajo.

Artistja nga Kosova shfaqet atraktive me një palë tuta blu, teksa bënë edhe disa akrobacione.

Të shumta kanë qenë komentet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e fansat.

Ramosaj ndryshe ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat