Sara Hoxha interviston Ledri Vulën, flet për këngën “Përshëndetje Hejter” dhe për albumin e ri

Mediale Vip

Sara Hoxha interviston Ledri Vulën, flet për këngën “Përshëndetje Hejter” dhe për albumin e ri

Më: 24 prill 2023 Në ora: 09:34
Sara Hoxha dhe Ledri

Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ditë më parë lansoi këngën e re “Përshëndetje hejter”.

Ky projekt është pjesë e albumit të tij të ri “1 goat për ty”, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Në këtë reperi ka folur për disa komente që ka marrë në të kaluarën, ku ka përmendur grupin BabaStars, Noizyn e Dafina Zeqirin.

Ai së fundmi ka realizuar një intervistë me partneren e tij, Sara Hoxha, e cila tashmë ndodhet në YouTube.

“Kënga “Përshëndetje Hejter” në të cilën flet për disa komente negative që njerëzit ty t’i kanë bërë në një mënyrë ti i ironizon. A nuk të ndikojnë fare këto komente negative?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga bashkëshortja.

“Ka qenë një kohë kur më kanë penguar shumë, pastaj duke u rritur fillon i gjykon ndryshe, i marrë me sportivitet tani dhe i lexoj komentet pozitive, vjen një koment i keq e anashkaloj vazhdoj e lexoj komente tjera”, u shpreh ai.

Ledri theksoi se në albumin e radhës do të ketë edhe shumë befasi të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat