Pavarësisht raportit të tyre të krisur, Luizi e cilëson Efin konkurrente të fortë

Mediale Vip

Pavarësisht raportit të tyre të krisur, Luizi e cilëson Efin konkurrente të fortë

Më: 24 prill 2023 Në ora: 14:32
Luiz Ejlli dhe Qetsor Ferunaj

Luiz Ejlli dhe Qetsor Ferunaj ditën e sotme (e hënë) kanë qenë duke ndenjur në verandë e duke diskutuar për banorët e tjerë.

Ata kanë folur më së shumti për konkurrenten Efi Dhedhes, e cila të shtunën u shpall finalistja e dytë e këtij edicioni.

Qetsori i tha Luizit se është çuditur nga prezenca e saj, e ndërsa Luizi u shpreh se Efi është vajzë e fortë, ndaj e ka përmendur shpesh dhe kur ajo iku në mënyrë të padrejtë nga shtëpia.

“Është vajzë e fortë. Prandaj e kam përmendur që thosha se iku në mënyrë të padrejtë. Po të ishte Efi këtu, atëherë do e kisha pasur shumë të vështirë”, tha artisti shkodran.

Këngëtari tutje shtoi se nuk ka vuajtur asnjë nominim më shumë se nominimin ku ajo u largua.

Luizi dhe Efi kanë qenë miq të ngushtë, por marrëdhënia e tyre u kris në momentin kur kjo e fundit hyri sërish në BBVA.

Ejlli nga ana tjetër është banori i parë që u shpall finalist në këtë format.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat