E veshur me rozë “verbuese”, Diletta Leotta shkëlqen në “Allianz Stadium”

Mediale Vip

E veshur me rozë “verbuese”, Diletta Leotta shkëlqen në “Allianz Stadium”

Më: 24 prill 2023 Në ora: 19:50
Diletta Leotta

Diletta Leotta shkëlqen. Gazetarja e njohur e DAZN ishte e pranishme në “Allianz Stadium” për ndeshjen mes Napolit dhe Juventusit, për intervistat e zakonshme para dhe pas ndeshjes.

Leotta nuk e kishte problem të nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur, pasi siç dihet ajo është shtatzënë me portierin Loris Karius.

Me një fustan ngjyrë rozë, bukuroshja e botës së sportit ka mahnitur të gjithë ata që ishin në tribuna, por jo vetëm, pasi fotografitë janë shpërndarë edhe në Instagram.

Image
Diletta Leotta

Në imazhe ajo shihet mjaft e buzëqeshur dhe natyrisht mjaft e lumtur. Postimi ka marrë mbi 300 mijë like dhe të shumta kanë qenë edhe komentet.

Image
Diletta Leotta

Prezantuesja Leotta moderon prej vitesh dhe ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Në mos në një mënyrë, në një tjetër, 31-vjeçarja ka ditur gjithmonë të rrëmbejë zemrat e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat