Blero publikon këngën e re “Helem” me Labinot Rexhën

Mediale Vip

Blero publikon këngën e re “Helem” me Labinot Rexhën

Më: 25 prill 2023 Në ora: 06:17
Labinot Rexha dhe Blero

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Helem” mban titullin kënga e tij më e re, e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin Labinot Rexha.

Kënga është e zhanreve R&B dhe folk, dhe është realizuar nga në muzikë dhe tekst nga Flakron Voca, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Johan Bejerholm.

“Helem” është vizualizuar edhe me klip, i cili është realizuar nga regjisori Valon Rexha.

Kënga vjen një ditë pasi këngëtari mitrovicas lëshoi disa deklarata bombastike në drejtim të ish-gruas së tij, Afrona Dika.

I njëjti tha në emisionin “Prive” se marrëdhënia e tyre ka qenë vetëm për interes dhe se Afrona vendosi të ndahej pas ndryshimeve të gjendjes ekonomike të ish-çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat