Kristi Aliaj në BBVA: Po bëhem gati për fitore

Mediale Vip

Kristi Aliaj në BBVA: Po bëhem gati për fitore

Më: 25 prill 2023 Në ora: 10:00
Kristi Aliaj

Ndërkohë që në shtëpi kanë mbetur edhe shtatë banorë, vetëm katër prej tyre pritet që të shkojnë në finale.

Dy tashmë janë zgjedhur, Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes, teksa të tjerët besohet se do të shpallen gjatë këtyre ditëve.

Sipas artistit shkodran, njëri prej tyre del në spektaklin e së martës, kurse dy të tjerë do të dalin të shtunën.

Ai i tha Kristit se habitet që është aq i qetë, duke nënkuptuar se ai rrezikon të dalë nga shtëpia këtë javë, pasi sipas Luizit nuk ka për të shkuar në finale.

Kristi nga ana tjetër tha se po përgatitet mendërisht për fitoren.

I njëjti theksoi se nuk ka rëndësi se nëse shpallet finalisti i parë apo i fundit, pasi në mendje mendon vetëm fitoren.

Finalja e madhe e edicionit të dytë të Big Brother pritet të mbahet më 6 maj (e shtunë).

Ata garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat