Zbulohen mesazhet në “WhatsApp” me Kiarën! Efi i mohoi, por si e zbuluan të vërtetën miqtë e saj

Mediale Vip

Zbulohen mesazhet në “WhatsApp” me Kiarën! Efi i mohoi, por si e zbuluan të vërtetën miqtë e saj

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:05
Kiara Tito

Efi dhe Kiara e nisën lojën e “Big Brother” si dy mikesha, por e mbyllën këtë kapitull më të distancuara se kurrë.

Debatet e përsëritura mes tyre, na lanë të gjithë të kuptojmë se mes tyre nuk ka mbetur më asgjë nga miqësia që kishin. Ato kanë diskutuar sërish në spektaklin e fundit në lidhje me raportin e tyre jashtë shtëpisë së BBV.

Kiara përmendi komunikimin që vajzat kanë pasur në platformën sociale “WhatsApp”. Në atë momenti Efi bëri një reagim duke u shfaqur e habitur, ndërsa mohoi të ketë pasur një komunikim të tillë mes të dyjave por vetëm në telefon.

Nga ana tjetër dy javë më parë, pas diskutimit të parë mes vajzave miqtë e Efit publikuan vetë bisedën duke bërë “screenshoot” nga telefoni i saj. Kiara Tito foli për herë të parë pas eliminimit për herë të dytë nga “Big Brother Vip Albania”.

Pasi mbërriti në studio, Arbana e pyeti Kiarën në lidhje me vazhdimësinë e lojës dhe zgjedhjen e dy finalistëve të parë, Luizi dhe Efi. Pavarësisht sulmeve të shpeshta nga ish-mikesha e saj që vazhdimisht e ka cilësuar mashtruese, Kiara e vlerësoi Efin për atë që ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpi dhe menaxhimin e mirë të situatës në raport me Luizin dhe popullaritetin e tij jashtë shtëpisë.

Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë t’i shohë gjërat nga jashtë, ka qenë kundër Oltës kjo i pëlqente fansave të Luizit. Kam pasur shumë gjera për të treguar, por jam stepur. Unë i uroj suksese jam e lumtur që është në finale”, u shpreh Kiara Tito.

Ndërkohë, Arbër Hajdari u shpreh: “U them banorëve të kenë fat dhe jetë të lumtur. Në këtë pikë të lojës, publiku ka qenë më kurioz të shohë përballjen e Luizit dhe Efit. Midis marrëdhënies së Luizit dhe Efit, ka goxha audiencë që mbështet Efin. Mendoj që do kenë debate të ashpra, sepse do e shohë largimin e Kiarës si penalizim. Ai nuk rri dot pa bërë gjë, do të dojë të ulë Efin sa më shumë”.

Por, Kiara tha: “Nuk mendoj që do bëjë diçka të fortë tani që është finalist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat