Olta Gixhari tregon se çfarë e ka lënduar pas daljes nga BBVA

Mediale Vip

Olta Gixhari tregon se çfarë e ka lënduar pas daljes nga BBVA

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:36
Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Olta Gixhari

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Olta Gixhari, ka shpërthyer në lot kur ka folur për komnette negative dhe talljet që i kanë bërë kur aktorja ka derdhur lot për Amosin dhe djalin e saj gjatë qendrimit në BBV.

Olta tha se të gjithë ata që tallen duhet të kenë guxim të fortë. Sipas saj, kjo gjë e ka lënduar më shumë sesa fakti që njerëzit e urrenin apo bullizonin gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Ka qenë momenti që më ka ardhur më shumë keq. Nuk më ka ardhur keq kur më janë drejtuar me gjuhë urrejtje, por për këtë pjesë. Mbase mënyrat e mia mund të jenë pak teatrale, por unë kjo jam, kjo është jeta ime.

Më ka lënduar që janë tallur me këtë. Unë kam qarë 6 ditë rresht pasi pashë videon e djalit. Duhet të kenë guxim shumë të fortë njerëzit që tallen me lotët e të tjerëve”, tha Olta Gixhari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat