Daniel Radcliffe bëhet baba, ylli i Harry Potter dhe e dashura e tij Erin Dark mirëpresin fëmijën e tyre të parë

Mediale Vip

Daniel Radcliffe bëhet baba, ylli i Harry Potter dhe e dashura e tij Erin Dark mirëpresin fëmijën e tyre të parë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:59
Daniel Radcliffe

Daniel Radcliffe është bërë baba për herë të parë.

Aktori, bërë i famshëm nga seriali i filmave “Harry Potter” mirëpriti fëmijën e tij të parë me partneren e tij, Erin Dark.

Daily Mail siguroi fotot e para të yllit 33-vjeçar teksa ai shëtit nëpër Nju Jork me fëmijën e tij. Në foto, aktori shihet i veshur sportiv, duke shtyrë karrocën e foshnjës në qendër të qytetit.

Çifti janë bashkë për rreth një dekadë, konkretisht që nga viti 2012. Një burim i afërt i tyre ka folur së fundi për Mirror dhe ka ndarë ndjenjat e tyre për ardhjen e fëmijës së tyre: “Ata janë absolutisht të emocionuar dhe mezi presin të bëhen një familje me tre.”

“Ata së fundmi u kanë thënë familjeve dhe miqve të tyre se është një kohë tepër emocionuese ”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat