Efi i drejtohet Luizit: Ti për fitore shkel miqtë e tu me këmbë?

Mediale Vip

Efi i drejtohet Luizit: Ti për fitore shkel miqtë e tu me këmbë?

Më: 25 prill 2023 Në ora: 14:52
Efi dhe Luiz

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli kanë pasur një diskutim gjatë ditës së sotme (e martë).

Dyshja, të cilët kanë qenë miq të mirë, folën së fundmi për finalen duke përmendur disa gjëra nga e kaluara.

Pavarësisht se kohëve të fundit kanë qenë më të distancuar nga njëri-tjetri, artisti shkodran ka lënë të kuptohet se gjithë këtë e ka bërë për ta dërguar në finale ish-konkurrenten e “Përputhen”.

“Ke bërë të njëjtën lojë me shumë persona brenda dhe unë të thashë nuk e dua këtë lloj marrëdhënie me ty. Unë u përpoqa pikërisht që ta mbaja situatën dhe të luaja dhe të të kisha ty mirë, Kiarën mirë dhe të gjitha”, i tha Efi, Luizit.

Ajo tutje i tha: “Ti për fitore shkel miqtë e tu me këmbë. A më ke konsideruar mike mua. Më shkele”.

“Je në finale o Efi. Ku të kam shkelur unë ty. Ku je duke u ndier e shkelur se nuk po e kuptoj”, vazhdoi në anën tjetër Ejlli.

Dhedhes mes tjerash i tha se e ka shkelur gjatë kësaj kohe, në 20 ditët pas rifutjes në BBVA.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të shkojë raporti i dyshes së njohur, nëse do t’i ulin gjakrat mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat