Olta Gixhari nxjerr ‘zbuluar’ produksionin? Aktorja flet ‘pa dorashka’ për Big Brother, ja çfarë ndodhi pas daljes

Mediale Vip

Olta Gixhari nxjerr ‘zbuluar’ produksionin? Aktorja flet ‘pa dorashka’ për Big Brother, ja çfarë ndodhi pas daljes

Më: 25 prill 2023 Në ora: 15:47
Olta Gixhari

Aktorja e njohur, Olta Gixhari ka folur pa doreza lidhur me eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”.

Ish-banorja u shpreh se nuk është penduar që e la në mes rrugëtimin e saj pas 100 ditësh qëndrim në shtëpi.

Aktorja shtoi se ajo e plotosëoi 100 ditëshin ashtu siç shkruhej në kontratë kështu që lojën e saj ajo e vazhdoi deri në fund.

Si fillim, si është tani jeta pas “Big Brother VIP”?

Jeta pas “Big Brother” është e vështirë. Të dal në rrugë tani është një çmenduri. E kam përjetuar në 2008 këtë lloj fame kur luaja në teatër dhe njerëzit prisnin në radhë të bënin një foto me mua. Unë atëherë e kam përjetuar famën pa rrjete sociale. Ka qenë shumë e bukur dhe me presion. E njëjta gjë është dhe sot. Kam tentuar të shkoj disa herë në lokale dhe kanë ardhur shumë njerëz. Por e rëndësishme është që më thonë Olta Gixhari, jo Olta e “BBV”.

Në rrjet ka pasur shumë gjuhë urrejtje kundër Oltës, si e ka parë ajo këtë?

Më duket e pabesueshme që njerëzit të flasin me këtë lloj gjuhe për këtë reality shoë. Unë nuk e kam ndjerë shumë sepse kam qenë brenda, por kur dola jashtë e pashë që ishin përballur familja ime dhe partneri im me këtë. Të marrësh një feedback të tillë është e rëndë. Por falë Zotit dola në një periudhë që filluan të më donin.

Si i shpjegon ajo këto lloj komentesh kaq negative nga një pjesë e madhe e njerëzve?

Unë kam bërë një analizë, ne si popull e kemi të vështirë të pranojmë dikë që mund të shfaqi një fuqi më të madhe sa ata duan. Unë nuk kisha nevojë për famën e “Big Brother”. Unë kështu kam qenë dhe papritmas hyj aty, ku ekspozimi është i madh, zhvishem nga çdo aureolë VIP-i. Dhe njerëzit thonë pse ka hyrë këtu, me siguri ka blerë çmimin. Dhe fillojnë të të urrejnë.

A je penduar që e le në mes rrugëtimin tënd?

Nuk jam penduar. Nuk e kam lënë në mes, e kam çuar deri në fund. Kam bërë 100 ditë. Unë aq e kisha dhe në kontratë. Muaji i fundit ishte i paparashikuar. Unë ditët e fundit kam qenë duke marrë vendimin. 10 ditëshi i fundit ishte dyluftimi mes Oltës nënë dhe Oltës lojtare. Po më digjej shpirti të shkoja te djali dhe tek Dori. Pastaj doja që ta shtyja deri në fund e të luftoja. Ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës sime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat