Megi Pojani nxjerr zbuluar banorët e BBVA, ka disa fjalë edhe per Dean

Mediale Vip

Megi Pojani nxjerr zbuluar banorët e BBVA, ka disa fjalë edhe per Dean

Më: 25 prill 2023 Në ora: 16:57
Megi Pojani

Megi Pojani, moderatorja e “Fan Club”, e ftuar sot në “Wake Up”, ka shprehur mendimin e saj për disa nga banorët dhe ish-banorët e “Big Brother VIP 2”.

E pyetur se kush i ka lënë më shumë përshtypje në intervistat që ka bërë me ta, Megi refuzon të japë emra, por shprehet se ka ndodhur që disa nga banorët, thonë gjëra të tjera në studio dhe gjëra të tjera në kafe.

Megi Pojani: Nuk vlen për të përmendur emra specifik, por ka patur raste që tjetër gjë dëgjoj në studio dhe tjetër gjë dëgjoj tek kafja pas programit. Ka patur shumë raste të tilla. Mesa duket s’janë gjithmonë të vërtetë, u habita.

Ndërsa për sa i përket Deas e cila është shoqja e Megit, ku kanë luajtur bashkë dhe në një serial, ajo shprehet se në fillim ishte skeptike me hyrjen e saj sepse mendonte që është shumë e qetë për atë program. Por tani Dea i pëlqen shumë se si është shfaqur brenda shtëpisë së Big Brother.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat