Gjyshja e Kiarës pas propozimit: Tani kemi për t’ia bërë dhëndrit unazën

Mediale Vip

Gjyshja e Kiarës pas propozimit: Tani kemi për t’ia bërë dhëndrit unazën

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:33
Gjyshja e Kiarës

Në Prime-in e kaluar Luizi vendosi t’i propozojë martesë Kiarës e cila pranoi.

Pas kësaj moderatorja u eliminua pasi që ishte në nominim me Bledin, Efin dhe Qetsorin për finalistin e radhës.

Efi u shpall finalistja e dytë ndërsa Bledi dhe Kiara u eliminuan.

Kiara u largua me një propozim dhe një unazë e cila mori vëmendjen e të gjithëve ashtu edhe të gjyshës së saj, gjyshes Leta.

Përmes një postimi në “Instastory” Kiara ka treguar reagimin epik të gjyshës e cila ka nisur planet e dasmës.

Në videon e publikuar nga moderatorja me mbishkrimin “zemra ime e kapin emocionet” Leta dëgjohet teksa thotë që sapo Luizi të dalë do i vendosin unazën dhe do të bëjnë të gjitha adetet.

“Sa e bukur moj Kiara, të rroni e ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë unaza, unazë shumë shumë e bukur. Tani kemi për t’ ja bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka vënë ty dy unaza ti nuk i ke vënë asnjë”, thotë gjyshja e moderatores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat