E entuziazmuar për albumin e ri në ardhje, Bebe Rexha ndan me ndjekësit imazhe të reja ku duket mjaft tërheqëse

Mediale Vip

E entuziazmuar për albumin e ri në ardhje, Bebe Rexha ndan me ndjekësit imazhe të reja ku duket mjaft tërheqëse

Më: 26 prill 2023 Në ora: 13:16
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të publikojë këtë të premte albumin e saj më të re.

“Bebe” mban titullin ky album, i cili vjen dy vjet pas albumit të saj të dytë “Better Mistakes” (2021) dhe pesë vjet pas atij të parit, “Expectations” (2018).

E entuziazmuar për projektin e ri muzikor që do të sjellë këto ditë, Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi të reja.

Ajo publikoi për 10.7 milionë ndjekësit e saj në këtë platformë disa fotografi nga shtëpia e saj në Los Angeles, ku dukej mjaft atraktive me pamjen e saj të theksuar prej biondeje.

Në një prej imazheve, interpretuesja e hitit “Me, Myself and I” shfaqi dhëmbët e saj në një buzëqeshje të sforcuar, duke treguar se ndjehet tejet e emocionuar për albumin e ri në ardhje.

Image
Bebe Rexha

Albumi do të ketë gjithsej 12 këngë, ku mes tyre do të jenë tri bashkëpunime shumë të suksesshme: “I’m Good (Blue)” me David Guettan dhe “Satellite” me Snoop Dogg të cilat janë publikuar dhe një me Dolly Parton të titulluar “Seasons”, që do të publikohet të premten.

Përveç “I’m Good (Blue)” dhe “Satellite”, Bebe Rexha deri më tani ka publikuar nga albumi i ri edhe këngët “Call On Me” dhe “Heart Wants What It Wants”, të cilat janë pritur mirë nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat