Modelja ‘sozi’ e Kim Kardashian vdes gjatë operacionit të dështuar plastik

Mediale Vip

Modelja ‘sozi’ e Kim Kardashian vdes gjatë operacionit të dështuar plastik

Më: 26 prill 2023 Në ora: 16:17
Christina Ashten Gourkani

Modelja erotike e njohur si sozia e Kim Kardashian, 34 vjeçarja Christina Ashten Gourkani, ka humbur jetën pas një ataku kardiak gjate një operacioni plastik që shkoi tragjikisht keq.

Gourkani, e njohu në rrjet edhe si Ashten, humbi jetën nga ataku kardiak në spital mëngjesin e të enjtes (20 prill).

Familja e saj kanë ngritur një llogari për mbledhje donacionesh për funeralin.

Në faqe gjendet dhe një deklaratë e familjarëve ku shprehen homazhet për të renë amerikane.

Aty thuhet: “Pasi mbërritëm në spital kur na telefonuam familja nisi të jetojë makthin e saj teksa i informonin se shëndeti i saj vijonte të përkeqësohej pas atakut kardiak”.

“Vdekja e saj e papritur është duke u hetuar si vrasje nga autoritetet. Familjarët e përshkruanin atë si “shpirt i lirë që ndihmonte të tjerët”.

Nuk është e qartë se çfarë procedurash kishte kryer Ashten para vdekjes së saj.

Homazhe të shumta bëheshin për modelen amerikane.

Kolegia e saj modele erotike Maddison Fox tha: “Jam e shkatërruar të dëgjoj për vdekjen tënde, ike kaq shpejt. Ashten ishte aq e bukur sa vetja e saj natyrale.”

Modelja Kristhin Gomez tha: “Ende nuk mund ta besoj. Shpresoja të mos ishte e vërtetë, do të jetosh gjithmonë në zemrat tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat