Debati Luiz-Efi, reagon moderatorja: Luizi ka mentalitet fshataresk!

Mediale Vip

Debati Luiz-Efi, reagon moderatorja: Luizi ka mentalitet fshataresk!

Më: 26 prill 2023 Në ora: 19:37
Efi, Luizi, Albana Bejko

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa nga ngjarjet më pikante nga spektakli i së martës shtuna në Big Brother Vip.

Debati Ef-Luiz ishte një prej momenteve kyç, gjatë të cilit Luizi i mëshoi mendimit se nuk do të donte që të kishte në familje një vajzë si Efi që vjen nga një program si “Përputhen”.

Moderatorja Albana Bejko i quajti të tilla deklarata si të prapambetura, duke e cilësuar Luizin si një mashkull me mentalitet periferik.

“Ai është rritur në një rreth pak periferik, pak provincial. Dhe nuk flas për Shkodrën se e konsiderojmë djep të kulturës, por komunitetin ku është rritur”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat