Jori reagon pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania

Mediale Vip

Jori reagon pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania

Më: 26 prill 2023 Në ora: 20:57
Jori Delli

Jori Delli ishte e eliminuara e fundit nga Big Brother VIP Albania.

Pas më shumë se një muaji, Jori u largua përfundimisht nga shtëpia e famshme duke e quajtur si një eksperiencë të veçantë dhe emocionuese.

Menjëherë pas eliminimit, Jori ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, përmes së cilës pati një mesazh edhe për të gjithë banorët e tjerë.

“Të them faleminderit është pak. Kjo ishte një eksperience e veçantë dhe plot emocion për mua. Big Brother VIP Albania me fat që më përzgjodhe dhe më dhatë mundësi të më njihnin në Shqipëri. Për banorët një përqafim për të gjithë, jeni fantastik dhe suksese në karrierën tuaj. Falënderimi më i rëndësishëm për familjen time, personat që më kane ndihmuar gjatë rrugëtimit tim dhe fansave të mi. Ju dua”, ka shkruar Jori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat