“Vetë je shkëputur dhe na kritikon neve”/ Dea Mishel ia thotë në sy Nitës: Si opinioniste që s’ke jetuar këtu

Mediale Vip

“Vetë je shkëputur dhe na kritikon neve”/ Dea Mishel ia thotë në sy Nitës: Si opinioniste që s’ke jetuar këtu

Më: 27 prill 2023 Në ora: 10:58
Dea Mishel dhe Nita Latifi

Teksa e gjithë shtëpia u kthye kundër Krist Aliajt, Dea Mishel i doli atij në mbrojtje me argumentin se nuk e ofendoi dhe as nuk e vrau Nita Latifin, që të bënte atë lloj reagimi.

Sipas saj, ishte vetëm një lojë dhe nuk kishte përse situata të shkonte kështu. Dea u shpreh se situata po teprohet shumë dhe se nuk mund të thuhen disa fjalë, vetëm për një lojë.

Nga ana tjetër Qetsor Ferrunaj u shpreh se do thuhen fjalët dhe se edhe Dea ka thënë gjëra që nuk duhen për Luiz Ejllin.

Nita debatoi me Dea Mishel, pasi kjo e fundit mbështeti Kristin lidhur me debatin që ai pati me këngëtaren.

Kjo e fundit nuk ishte aspak dakord me këtë, ndërkohë sipas Efi Dhedhes sjellja e Deas është mëse normale, duke qenë se ajo ka një raport shumë të mirë me Kristin dhe me të drejtë e mbron.

Nita i tha Deas se ajo dhe Kristi po bëjnë lojë brenda në shtëpi. Kjo e fundit e cilësoi Nitën si “opinioniste” që nuk ka jetuar kurrë në shtëpi dhe se vetë është shkëputur komplet nga loja dhe kritikon të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat