Luizi i habit të gjithë: Edhe 6 muaj do kisha qëndruar po ta shtynin Big Brother

Mediale Vip

Luizi i habit të gjithë: Edhe 6 muaj do kisha qëndruar po ta shtynin Big Brother

Më: 27 prill 2023 Në ora: 12:50
Luiz Ejlli

Luiz Ejlli është një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Ai jo vetëm që ka pasur debatet më të ashpra brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe ka futur në sherr banorët e tjerë.

Mbrëmë teksa po shikonte një debat mes Nita Latifit dhe Krist Aliajt, ai i tha Dea Mishelit se do të rrinte edhe 6 muaj nëse do e shtynin BB VIP. Sipas tij, loja është shumë e bukur dhe i pëlqen kur shikon kështu situatash.

“Sa lojë e bukur është. Edhe 6 muaj do kisha qëndruar po ta shtynin, kaq e dua këtë lojë.

Unë mbaroj kur hapi kështu situatash, vdes, janë shumë të bukura. Njeh anë të njerëzve që ndoshta nuk i ke njohur, sheh momente ku preken, ku dinë, ku nuk dinë”, tha Luizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat