Olti Curri e bën për “pesë” pare Arbër Hajdarin: Një bamirës që merret me brekët e Kiarës

Mediale Vip

Olti Curri e bën për “pesë” pare Arbër Hajdarin: Një bamirës që merret me brekët e Kiarës

Më: 27 prill 2023 Në ora: 15:58
Olti Curri - Kiara- Arberi

Arbër Hajdari, ka eskaluar të martën gjatë spektaklit, teksa e ofenduar disa herë moderatoren dhe ish banoren, Kiara Titon.

Pas këtyre ofendimeve, publiku ka reaguar ashpër ndaj opinionistëve, teksa nuk munguan edhe komentet eskaluese.

Një reagim aspak të mirë ndaj opinionistit e ka pasur edhe Olti Curri.

Olti thotë se nuk e kupton se çfarë bën aty Arbëri, një person i cili u bë i njohur me dy pako makarona.

Ndër të tjera, opinionisti shtoi se Arbëri, në treg është futur si bamirës, dhe këto personazhet e famshme i dërgonin pako me makarona e shishe me vaj, kurse tani është kundër tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Olti reagon për sjelljen dhe veprimet e Arbrit në “BBVA”.

Madje, ai ishte i ashpër teksa, tha se Arbëri tash po merret me brekët e Kiarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat