Bebe Rexha publikon albumin e tretë “Bebe”

Mediale Vip

Bebe Rexha publikon albumin e tretë “Bebe”

Më: 28 prill 2023 Në ora: 15:12
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është rikthyer me një album të ri.

Albumi i yllit shqiptar me titullin “Bebe” është i treti me radhës teksa në të janë përfshirë gjithsej 12-të këngë.

Përveç atyre solo, në këtë album 33-vjeçarja ka sjellur edhe bashkëpunim me reperin Snoop Dogg “Satellite” dhe një me Dolly Parton “Seasons”.

Krahas kësaj, pjesë e “Bebe” është edhe bashkëpunimi me David Guetta “I’m Good (Blue) që tashmë është kthyer në hit internacional.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka njoftuar se “Bebe” tashmë mund të gjendet në të gjitha platformat digjitale të muzikës.

Theksojmë që ky projekt i këngëtares me origjinë nga Dibra, vjen dy vjet pas albumit të saj të dytë “Better Mistakes” që u lansuan në 2021 dhe pesë vjet pas atij të parit, “Expectations” të vitit 2018.

Ndërkohë, kujtojmë që Bebe së fundmi ishte pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme vjetore të muzikës në botë “Coachella”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat