Misioni sekret i finalistëve – Qetsor Ferunaj bindet që të largohet nga gara e Big Brother

Mediale Vip

Misioni sekret i finalistëve – Qetsor Ferunaj bindet që të largohet nga gara e Big Brother

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:34
Qetsor Ferunaj

Ditën e sotme (e premte) Qetsor Ferunaj u ka komunikuar banorëve vendimin e tij për t’u larguar nga Big Brother VIP Albania.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të tij mos të votojnë më për të, e mes tjerash u ka dhënë mbështetjen e tij banorëve të shtëpisë.

Qetsori i ka falënderuar për karakterin e tyre, e më pas i ka kërkuar që në një bluzë të bardhë, të cilën do ta mbajë veshur mbrëmjen e së shtunës, secili banorë të shkruaj diçka simbolike.

Pas kësaj, me anë të një zarfi të bardhë u bë e ditur se ky ishte një mision i finalistëve.

Me kushtin që çmimi i madh të shkonte 80 mijë euro, ata duhet të bindin një nga banorët në televotim për finalen, të hiqte dorë nga gara.

Me kërkesën e Qetsorit për t’u tërhequr, misioni u konsiderua i kryer me sukses.

Theksojmë që finalja e madhe e BBVA pritet të mbahet më 6 maj (e shtunë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat