Genc Prelvukaj zbulon se po rikthehet me një baladë të re

Mediale Vip

Genc Prelvukaj zbulon se po rikthehet me një baladë të re

Më: 28 prill 2023 Në ora: 17:23
Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj është gati për t’u rikthyer me një këngë të re.

Pas suksesit të baladës “Letër për ty” që solli në fund të vitit të kaluar, artisti ka njoftuar se është gati për një projekt të ri.

Kështu ka bërë të ditur vet Genci përmes një fotografie që postoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në mbishkrimin e imazhit, Prelvukaj e përshkroi këngën si ‘më e rëndë’ se projekti i tij i fundit.

“Diçka e re po vjen! Më e rendë se Letër për ty”, ka shkruar Genci sipër fotos.

Natyrisht, të shumta ishin komentet nga ana e fansave dhe miqve të tij, të cilët presin me padurim një këngë të re nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat