“Hoqa dorë nga muzika për ta ndjekur në Paris, por u zhgënjeva”- Luizi flet për historinë e tij me Megin dhe karrierën e tij pas ndarjes

Mediale Vip

“Hoqa dorë nga muzika për ta ndjekur në Paris, por u zhgënjeva”- Luizi flet për historinë e tij me Megin dhe karrierën e tij pas ndarjes

Më: 29 prill 2023 Në ora: 15:24
Luiz dhe Megi

Këngëtari Luiz Ejlli ka folur në lidhje me jetën e tij personale jashtë Big Brother, dhe momentet e vështira që i kaluar në lidhje me të kaluarën.

Luizi në një bisedë me Nitën, tha se para hyrjes në BB kishte humbur gjithçka dhe se kishte vendosur të largohej nga vendi, pasi se nuk e gjente veten askund edhe sa i përket karrierës.

Po ashtu ai ka folur dhe për historinë e tij me Megi Topallin, ku tha se është detyruar që të heqë dorë prej muzikës, për të ndjekur këtë të fundit në Paris.

“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova, edhe pse ishte një traditë e të gjithë Big Brother-ave. E lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqipnie, o me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë. Zgjodha, nuk mbaroi ashtu si do të doja, te sytë e Kiarës shoh atë që kam parë unë dikur te ai person, me vras veten dhe nuk e zhgënjej, atë që kam pësuar unë. Atë ditë që iu ula në gjunjë më dhembi në shpirt, dhe sinqerisht lojëra të tilla nuk do ja bëj më kurrë, kam frikë se ka filluar të më dojë më shumë sesa e dua unë”, tha Luizi.

Po ashtu këngëtari ka treguar për herë të parë se qëndrimi i tij në BB ditët e para ka qenë i vështirë pasi konkurrentët nuk e mbështetën.

“Kam vepruar shumë me zemër kur isha jashtë, kur isha në majë, bëra zgjedhjen që të shkoja me zemër, dhe dola nga trehu krejt, dhe doli zhgënjim, ishte shumë vonë për me rifillu dhe njëherë. Përditë e më shumë po bëhej me e mërzitshme, po dorëzohesha, do i hipja avionit dhe do ikja, nuk do shkelja më kurrë në Shqipëri. Pastaj më erdhi telefonata, dhe mendova se do të ishte një dritë në fund të tunelit, pastaj kur hyra dhe i pashë, thashë nuk mundesh kundër tyre. As cigare nuk më dhanë natën e parë, prit radhën ti më thoshin. Tre ditë dhe tre netë nuk kam fjetur, flisja me veten, pashë që këtu nuk të jep njeri gjë. U mundova që të bëhesha njeri i mirë, iu thashë i laj unë enët për gjithë javën, e më votuan si i preferomi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat