“Kush je ti të thuash nuk je normal” – debat i ashpër mes Nitës dhe Efit në BBVA

Mediale Vip

“Kush je ti të thuash nuk je normal” – debat i ashpër mes Nitës dhe Efit në BBVA

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:21
Nita, Efi

Përkundër se kanë mbetur edhe pak ditë deri në finale të Big Brother VIP Albania, banorët brenda po vazhdojnë të kenë debate të ndryshme.

Një përplasje gjatë ditës së sotme (e shtunë) patën ndërmjet vete konkurrentet: Efi Dhedhes dhe Nita Latifi.

Gjithçka nisi për disa parfume që ia kanë fshehur Kristi Aliajt, duke aluduar nëse u bë për ndonjë mision apo thjeshtë ishte një lojë e një prej banorëve.

E pas kësaj, vajzat kanë filluar me fjalë e kunja të shumta ndaj njëra-tjetrës, derisa po qëndronin në dhomën e gjumit.

“Ti nuk je normal”, në një moment e acaruar Efi iu drejtua Nitës, për të cilën fjali pata replika nga këngëtarja nga Kosova.

“Kush je ti të thuash nuk je normal”, vazhdoi në tjetrën anë Latifi.

Në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) theksojmë që do të shpallet edhe finalisti i katërt i këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat