“Djali im është bullizuar sepse vesh fustane”, reagon Megan Fox

Mediale Vip

“Djali im është bullizuar sepse vesh fustane”, reagon Megan Fox

Më: 30 prill 2023 Në ora: 19:15
Megan Fox

Ditët e fundit Megan Fox ka folur publikisht për shqetësimin që ka në lidhje me djalin e saj 9 vjeçar Noah. Ajo shpjegon se ai është bullizuar prej një kohe të gjatë pasi zgjedh të vishet me fustane në shkollë. Megan u shpreh: “Unë kam një fëmijë që vuan dhe jam shumë e shqetësuar për këtë gjë. Do doja që kjo të mos ishte duke ndodhur, që njerëzit të mos ishin kështu siç janë. Ky është rrugëtimi që fëmija im ka zgjedhur dhe e di që duhet ta ketë zgjedhur për një arsye. Pavarësisht kësaj, e gjithë situata është shumë e vështirë për mua si nënë.”

Më pas aktorja dhe modelja Hollivudiane vazhdoi të shpjegojë se Noah ka veshur fustane që kur ishte rreth dy vjeç dhe se që atëherë ka blerë shumë libra që trajtojnë tema në lidhje me transgjininë dhe homoseksualitetin. Pas leximit të këtyre librave ajo doli në përfundimin se veshja e fustaneve nga një djalë nuk ka përse të jetë e lidhur me seksualitetin, por me lirinë e shprehjes së individualitetit. Ajo ka frikën se ky koncept nuk kuptohet lehtë dhe keqinterpretohet duke shkaktuar probleme me vetbesimin e Noah-s pasi ai ndihet i papranuar nga moshatarët e tij. Sipas Fox, ajo është e vetëdijshme se nuk mund të kontrollojë mënyrën sesi njerëzit e tjerë i trajtojnë fëmijët e saj, pavarësisht gjithë përpjekjeve për t'i mbrojtur ata. Aktorja ndau me të gjithë frikën e pamundësisë për t’i mbrojtur fëmijët e saj përgjithmonë dhe e di se çfarë ka në dorë të bëjë, është t’i mbajë larg rrjeteve sociale. Sipas saj rrjetet sociale janë kaotike dhe të papërshtatshme për fëmijët e vegjël.

Megan gjithashtu dëshiron që të gjithë të fokusohen tek talented e Noah-s.

"Noah është një pianist i pabesueshëm që mund të mësojë koncertin e Mozartit brenda një ore. Unë dua që njerëzit të shohin këtë, dhe të mos përqëndrohen vetëm tek zgjedhja e veshjeve të tij. Dua gjithashtu që njerëzit të mos e ndryshojnë shpirtin e tij të butë,”-tha Fox.

Megan ka folur gjithashtu edhe për vështirësitë e të qenit një prind i famshëm pasi oraret e sajjanë jashtëzakonisht të ngjeshura. Ylli tha se atë e merr malli shumë dhe ndihet keq që fëmijët nuk mund të jetë gjatë gjithë kohës me të, sepse i duhet të udhëtojë gjatë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat