Babai i Bebe Rexhës qan nga audienca kur sheh të bijën duke kujtuar sakrificat e prindërve në emisionin e famshëm amerikan

Mediale Vip

Babai i Bebe Rexhës qan nga audienca kur sheh të bijën duke kujtuar sakrificat e prindërve në emisionin e famshëm amerikan

Më: 30 prill 2023 Në ora: 22:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka publikuar albumin e tretë në karrierën e saj, të vetë-titulluar “Bebe”.

Albumi i cili ka një mor hitesh e bashkëpunimesh me emra të famshëm brenda tij, ka arritur tashmë që në pak ditë të kthehet në një prej albumeve më të pëlqyera të momentit nga audienca ndërkombëtare.

Artistja 33-vjeçare ka qenë e zënë gjatë këtyre ditëve duke e promovuar albumin e saj nëpër dalje të ndryshme televizive.

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë në emisionin e shumë shikuar në Los Angeles, “The Kelly Clarkson Show”.

Rexha e cila kishte dy prindërit e saj, Flamurin dhe Bukurijen në audiencë, u pyet nga moderatorja nëse prindërit kishin qenë suportivë në momentin kur ajo vendosi t’i futej rrugës së muzikës.

Jo, ata nuk ishin gjithmonë dakord, veçanërisht babi im. Babai më thoshte se është gjithmonë një industri shumë e vështirë, por mos u shqetëso, ti ke gjithmonë një kulm mbi kokë, mund të kthehesh gjithmonë te unë, unë kam ushqim”, tha Bebe Rexha mes të tjerash.

Posa dëgjoi këto fjalë, babai i këngëtares u emocionua shumë dhe nuk i mbajti dot lotët dhe në atë moment vet Bebe Rexha ndërhyri duke i thënë “Mos qaj”.

Dukej qartë që prindërit e këngëtares e shikonin me shumë krenari vajzën e tyre, se si ka prekur majat e suksesit në industrinë e muzikës botërore.

Prindërit e Bebe Rexhës përndryshe janë emigrantë shqiptarë nga Maqedonia e Verit. Babai i saj vjen nga Dibra, ndërsa mamaja është nga Gostivari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat