Pas shumë lidhjeve të dështuara, Fjolla Morina konfirmon se ka gjetur të dashur të ri

Mediale Vip

Pas shumë lidhjeve të dështuara, Fjolla Morina konfirmon se ka gjetur të dashur të ri

Më: 1 maj 2023 Në ora: 08:54
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka folur së fundmi për herë të parë pas krizës së famshme.

Javë më parë ajo doli me një video-mesazh në Instagram në një gjendje të rënduar emocionale, duke akuzuar ish-të dashurin e saj dhe disa nga familjarët.

Mirëpo në një intervistë të re për Prive, ajo ka konfirmuar se gjithçka ka ndodhur në afekt dhe në një moment ku gjendja e saj mentale nuk ishte në momentin më të mirë të duhur dhe thjesht “shpërtheu” me deklarata.

Sido që të jetë, Fjolla duket se tani është më e qetë dhe ka të reja edhe përsa i përket jetës private.

Ajo ka konfirmuar se tashmë është një mashkull i ri në jetën e saj që ia ka rrëmbyer zemrën, e që po e bën shumë të lumtur.

“Po, jam në lidhje. Në zemrën erdhi një mashkull, i cili është burr, i madh dhe normal respekti dhe të gjitha, por pa qenë mashkull, veç kush të gënjen, kështu që unë kam rënë në të”, tha këngëtarja e hitit “Fb”.

Pas disa lidhjeve të dështuara, duket se Morina më në fund ka gjetur tashmë personin e zemrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat