Çfarë veshje! Kendall Jenner veshi tangat sipër jumpsuit

Mediale Vip

Çfarë veshje! Kendall Jenner veshi tangat sipër jumpsuit

Më: 2 maj 2023 Në ora: 13:14
Kendall Jenner

Kendall Jenner dhe Bad Bunny ishin të dy në Met Gala 2023 dhe duke marrë parasysh që janë bashkë, ecën të ndarë në tapetin e kuq.

Ama, ndonëse s’kemi foto të tyre duke pozuar para kamerave në tapet, kemi ca foto të Kendall, duke shkuar në after party, për të festuar me yjet dhe për t’u bashkuar me Bad Bunny-n.

Kendall veshi një jumpsuit trandparent dhe sipër pjesës së poshtme, vesh tanga të zeza. Ndonëse ju prisni të duket si Wonder Woman, në fakt, duket një yll. Presim të bëhen trend tangat sipër pantallonave tani.

Image
Kendall Jenner

Por, nëse s’e ke shumë mendjen tek tangat e Kendall, por do të dish historinë e saj me Bad Bunny-n, po ta tregojmë:

Gjithçka nisi më 16 shkurt

Llogaria “DeuxMoi” në Instagram bëri me dije se Kendall dhe Bad Bunny janë parë në një club privat në Los Angeles, duke u puthur.

Po, po. P-U-TH-U-R!

Image
Kendall Jenner

18 shkurt 

Kendall dhe Bad Bunny dolën në një takim çiftesh, bashkë me Hailey dhe Justin Bieber.
 
20 shkurt

Një burim u shpreh për “People” se: “Kendall dhe Bad Bunny po kalojnë kohë bashkë dhe se ata janë prezantuar përmes miqve të përbashkët. Ajo e ka qejf dhe po argëtohet. Ai është shumë ndryshe nga djemtë me të cilët Kendall ka dalë, është shumë sharmant”.
 
7 mars

Dyshja u fotografua në një restorant sushi me disa miq dhe me Kylie Jenner. Më pas, Bad Bunny hipi në makinën e Kendall.

9 mars

Kemi një status të ri! Një burim tha për “Entertainment Tonight” se Kendall dhe Bad Bunny po i marrin gjërat ngadalë për të parë se ku do të shkojë lidhja e tyre në të ardhmen. Të dy e kanë qejf njëri-tjetrin, dalin, argëtohen dhe shkojnë shumë mirë bashkë. Familja e Kendall po e mbështet marrëdhënien e tyre dhe të gjithë janë të gëzuar që Kendall është e lumtur”.
 
12 mars

Pas festës së Beyoncé dhe Jay Z, Kendall dhe Bad Bunny u panë në të njëjtën makinë. Nëse po pyesni, makina është Maybach. 😉
 
14 mars

Sipas një burimi për “US Weekly”, Kendall nuk po kërkonte një lidhje me dikë, sidomos pas ndarjes nga ish-partneri, Devin Booker, por tanimë që del me Bad Bunny-n, ndjenjat po rriten. 
 
17 mars

Ne ende jemi pak të tronditur nga gjithë këto lajme për marrëdhënien e tyre, por ja që ndodh. Dashuria vjen edhe kur s’e pret.

Që pas marsit, thuhet se Kenny dhe Bad Bunny po dalin thuajse përditë bashkë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat