Në prag të finales, produksioni tenton ta provokojë Luizin, ja si reagon ai

Mediale Vip

Në prag të finales, produksioni tenton ta provokojë Luizin, ja si reagon ai

Më: 2 maj 2023 Në ora: 18:00
Luiz Ejlli

Qe nga nisja e “Big Brother VIP Albania”, Luizi ishte banori fitues dhe i preferuari i publikut. 

Për këtë disa herë u munduan t’ia “zhysin” imazhin atij përmes historive të kaluara.

Bledi ishte ai që jashtë “BBVA” kishte komentuar lojtarin, të cilin e kishte quajtur edhe bixhozgji.

Së fundi, produksioni u ka shfaqur disa foto finalistëve për t’i komentuar se çfarë përjetojnë kur i shohin ato.

Një nga fotot ishin letrat e bixhozit. Duket se produksioni ka menduar ta provokojë lojtarin e preferuar të publikut.

Por, Luizi e ka tejkaluar bukur këtë, teksa u përgjigj shkurt: T’i kishim pasur një palë të luanim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat