Dasmë në showbizin shqiptar! Po martohet balerina e njohur

Mediale Vip

Dasmë në showbizin shqiptar! Po martohet balerina e njohur

Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:57
Isida Mollaymeri

Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka zbuluar se së shpejti do të bëjë dasmë. Teksa ishte e ftuar në ‘Top Albania Radio’ ajo pranoi se është në një lidhje dashurie, por nuk ka zbuluar më tepër nga partneri i ri.

“Po jam në një lidhje dashurore. Partneri im ka pranuar një artiste në shtëpi dhe kjo nuk është diçka e lehtë. Ne artistët jemi të lirë, jemi egoist, nuk kemi kohë, i përjetojmë gjërat ndryshe. Ne nuk rrimë asnjëherë në një vend, duam vëmendjen, kemi disa gjëra specifike ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mua më pëlqen partneri që kam, nuk e shikoj shumë pjesën e jashtme, shoh mënyrën se si sillet me mua dhe se si sillet me të tjerët. Nuk jam shquar për të pëlqyer meshkujt e bukur. Të gjitha shoqet i kam shumë më të bukura se vetja por ka qenë rastësi”

Ajo tha tha se e ka shtyrë shumë dasmën pasi teatri i ka zënë shumë kohë.

“Do të jetë e shpejtë mendoj. Më erdhi radha dhe mua, e kam shtyrë shumë.(qesh) Teatri me zë pjesën më të madhe të ditës”

Kujtojmë se së shpejti do kurorëzojën martesën edhe Arbana me Eduartin dhe Klea Huta me Elgit Dodën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat