Gwyneth Paltrow flet për lidhjet që pati me Brad Pitt dhe me Ben Affleck

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow flet për lidhjet që pati me Brad Pitt dhe me Ben Affleck

Më: 4 maj 2023 Në ora: 06:48
Brad Pitt, Gwyneth Paltrow, Ben Affleck

Aktorja fituese e Oskarit Gwyneth Paltrow, u shfaq në podkastin “Call Her Daddy” dhe foli për marrëdhëniet e saj të mëparshme me dy artistët Brad Pitt apo Ben Affleck

Ajo u takua me Pitt në xhirimet e filmit të tyre të vitit 1995 “Seven”, të cilin e përshkroi si “dashuri të çmendur dhe të madhe në shikim të parë”.

Dyshja, e cila u fejua, më vonë u ndanë në vitin 1997 para se të arrinin në altar.

“Kisha shumë zhvillime për të bërë”, reflektoi ajo në podcast. “Në shumë mënyra, unë nuk fillova plotësisht të hyja në vetvete deri kur u bëra 40 vjeçe”.

Paltrow tha se ajo ishte shumë e thyer kur u ndanë.

“Ishte gjëja e duhur në atë kohë, por ishte vërtet e vështirë”, tha ajo.

Sa i përket Affleck, bashkëpunëtorit të saj në “Shakespeare in Love”, me të cilin ajo ishte në një lidhje të vazhdueshme nga viti 1997 deri në vitin 2000, Paltrow tha se ai dhe Pitt ishin puthës të mrekullueshëm dhe ajo e kishte të vështirë të vlerësonte se kush ishte superior në shtrat, shkruan CNN.

“Brad ishte në njëfarë forme dashuria e jetës sime, në atë kohë”, tha Paltrow. “Beni ishte teknikisht i shkëlqyer”.

Ajo ka ende dashuri për të dy burrat që duket, veçanërisht për Pitt.

“Ai është një djalë i mrekullueshëm”, tha Paltrow për Pitt. “Ai është i mrekullueshëm. Më pëlqen vërtet shumë”.

Paltrow u martua me muzikantin Chris Martin në vitin 2003. Ata u divorcuan në vitin 2016 dhe dy vjet më vonë ajo u martua me producentin Brad Falchuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat