Robert Aliaj: Efi nuk duhet të ishte fare në Big Brother

Mediale Vip

Robert Aliaj: Efi nuk duhet të ishte fare në Big Brother

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:29
Robert Aliaj dhe Efi

Robert Aliaj është shprehur i zhgënjyer nga “niveli” i banorëve në ‘Big Brother VIP’.

Në një intervistë me ‘Shqipëria Live’, ai tha se Efi jo vetëm nuk meriton vetëm finalen, por as të ishte pjesë e spektaklit në tërësi.

“Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje, është zhgënjimi nga sjellja dhe edukata e artistëve. Tre nga katër aty kam konsideratë. Efi mendoj se nuk duhet të ishte fare në Big Brother.

S’kam emocion sepse këtu dihen gjërat, dhe për këtë më vjen keq. Ka një turmë që na kërcënojnë. Për të shtunën, Luizi ka një inteligjencë dhe dimension të gjerë, por që e meriton aty ku është”, tha Robert Aliaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat