Regjisori Eduart Grishaj ka dy fjalë në përmbyllje të BBVA 2

Mediale Vip

Regjisori Eduart Grishaj ka dy fjalë në përmbyllje të BBVA 2

Më: 6 maj 2023 Në ora: 20:33
Eduart Grishaj

Regjisori i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram pak para nisjes së finales së madhe.

Ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët.

Teksa njëkohësisht ka pasur disa fjalë edhe për dashakeqësit e këtij programit.

Në një postim të gjatë në Instagram, Eduardi vuri në dukje edhe një herë punën e madhe që është bërë për këtë spektakël.

“Sot është finalja e një Big Brotheri të paharrueshëm. Për nga permasat, për nga impakti dhe për nga suksesi. Dhe ky i fundit nuk ka ardhur rastësisht. Por më shumë punë, vendosmeri, sakrifica dhe dashuri të madhe për këtë program dhe për çdo njeri të përfshirë në të. Nuk ka qënë e lehtë këtë hërë të perballonim të gjithë si staf lumë fyerjesh, sharjesh dhe mallkimesh absurde por edhe pse jo pak here jemi merzitur jemi perpjekur të kuptojmë permasat e jashtëzakonshme të këtij programi që vetë ne kemi krijuar, dhe ju kemi falur:). Ju perulemi gjithmonë publikut që na ndoqi me zemer në dorë për 4 muaj e gjysem. Të mbash mberthyer miliona prej jush dy herë në jave para ekranit per 133 ditë është një sfide e bukur dhe ne ia dolem. Te bësh bashkë një komb të tërë është veçse kenaqësi. E në fund për ata që kanë mallkuar e kanë shpresuar në deshtimin e këtij programi, suksesi është hakmarrja jonë e vetme. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Eduart Grishaj në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat