Luiz Ejlli shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 2

Mediale Vip

Luiz Ejlli shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 2

Më: 7 maj 2023 Në ora: 06:35
Luiz Ejlli shpallet fitues i BBVA 2

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, është kurorëzuar fitues i edicionit të dytë të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania.

Ai ishte një nga banorët i cili u fut në nisje të kësaj aventure më datë 24 dhjetor 2022 dhe qëndroi plot 136 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Përgjatë gjithë këtij spektakli, ai u shqua si një fenomen më vete i këtij edicioni, duke thyer rekorde shikueshmërie dhe kërkimesh për të në rrjetet sociale.

Luizi ka qenë ndër personazhet më të përfolur të BBVA që nga fillimi, me situatat dhe dinamikat e shumta që ka arritur të krijojë brenda shtëpisë.

Përgjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2, ai njohu edhe dashurinë e jetës së tij, moderatoren Kiara Tito me të cilën edhe u kurorëzua në natën finale.

Me të arritur në studio atij iu dhurua çeku prej 100 mijë eurosh si shpërblim për fitoren e madhe.

I dyti në renditje përfundoi modeli Kristi Aliaj (Dragot), pasuar nga influencuesja Efi Dhedhes në vend të tretë dhe moderatorja Deamishel Hoxha në vend të katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat