Zhaklin Lekatari ka dy fjalë për eksperiencën në BBV: Jam kërcënuar shumë!

Mediale Vip

Zhaklin Lekatari ka dy fjalë për eksperiencën në BBV: Jam kërcënuar shumë!

Më: 7 maj 2023 Në ora: 14:29
Zhaklin Lekatari

Të jesh në rolin e një opinionisti, shpeshherë nuk është e lehtë, pasi të duhet të përballesh me shumë kundërpërgjigje, duke kaluar më pas edhe në debate më personale.

“Jam kërcënuar shumë. Një eksperiencë e bukur dhe e vështirë. Ja vlejti!”- me këtë fjali Zhaklina, që të gjithë e kanë quajtur shpesh Zhaki gjatë këtij formati, përshkroi përvojën si opinioniste.

Në një intervistë për emisionin “E Diell”, ajo sqaroi gjithashtu edhe sugjerimin e saj në lidhje me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, që të kryenin marrëdhënie brenda shtëpisë.

“Kur thashë se dua seks, nuk thashë se dua seks në TV. Ishte një provokim për shkak të dinamikave që kishin ndodhur. Për arrogancën që po tregonte Kiara pasi rihyri në shtëpi, të binte në grackë bëra këtë deklaratë”, tha Lekatari.

Ndërsa e pyetur nëse ka pasur përplasje me Kiarën apo familjarët e saj, gazetarja u shpreh:

“Jo, nuk kam pasur përplasje me të, por me familjarët e saj. Kanë pasur edhe me banorët e tjerë, për qëndrimet dhe opinionet që kanë dhënë”.

Në lidhje me opinionet e saj dhe të Arbër Hajdarit, audienca virtuale u nda në dy grupime, #mearbërin dhe #mezhaklinën. Pyetja që lind është, a do e dëshironte sërish Zhaklina rolin si opinioniste në BBV3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat