Balerini i njohur si kurrë më parë rrëfen momentet e ndarjes së prindërve dhe ka një këshillë për të gjithë

Mediale Vip

Balerini i njohur si kurrë më parë rrëfen momentet e ndarjes së prindërve dhe ka një këshillë për të gjithë

Më: 8 maj 2023 Në ora: 10:55
Balerini i njohur, Graciano Tagani

Balerini i njohur, Graciano Tagani, ka rrëfyer së fundmi disa detaje nga jeta e tij personale dhe impaktin që la tek ai ndarja e prindërve.

Teksa ishte i ftuar në rubrikën “Mama Single” në “E Diell”, Tagani tha se si person i ardhur nga një familje me prindër të ndarë, të mos pasurit një baba në krah nuk ka qenë aspak e lehtë, megjithatë ai është rritur nga një nënë heroinë dashuria e së cilës e bëri atë njeriun që është sot.

“Patjetër që ndikon sepse të mospasurit një baba në krah… Me ça kam vënë re gjërat kanë ndryshuar, sepse më parë nuk ka pasur emisione të tilla ku njerëzit ta pranojnë hapur që nuk është fundi i botës ndarja e dy prindërve apo një çifti, sepse shumë më mirë është një ndarje apo harmonia e një çifti sesa një familje ku fëmija sheh dhunë, sherre dhe ka një ngarkesë emocionale që i ndikon më vonë.

Nuk është e lehtë aspak. Edhe për mua nuk ka qenë aspak e lehtë megjithëse kam pasur një nënë heroinë, dhe jam rritur me shumë dashuri, gjë që më ka bërë mua një njeri më të mirë sot që sheh gjërat me pozitivitet, duke shmangur anët negative.

Jeta vazhdon dhe njeriu duhet të rritet dhe të shoh synimet e veta, pak rëndësi ka nëse ke një apo dy prindër. Mjafton që të jenë shëndosh e mirë dhe të dy të jenë prindër shumë të mirë, megjithëse nuk kanë qenë të mirë për njeri- tjetrin. Këshilla ime është që edhe kur ndahen nga bashkëshorti apo bashkëshortja, kurrë, kurrë të mos kenë frymën ndaj fëmijëve që babi jot apo mami jot është i/e keqe”, tha Graciano Tagani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat