Luizi zbulon pse nëna e tij nuk ishte e pranishme në ceremoninë e kurorëzimit

Mediale Vip

Luizi zbulon pse nëna e tij nuk ishte e pranishme në ceremoninë e kurorëzimit

Më: 8 maj 2023 Në ora: 16:59
Kiara dhe Luizi

Ditën e shtunë Kiara dhe Luizi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Pas propozimit të këngëtarit, në finale e ‘Big Brother VIP’ ata u bënë ligjërisht burrë e grua në një ceremoni të bukur në Bashkinë e Tiranës.

Në ceremoni ishin të pranishëm njerëzit më të afërt të Kiarës, por ra në sy mungesa e familjes së Luizit. Nëna e tij ishte në gjymëfinale në shtëpinë e famshme për të surprizuar të birin, takoi Kiarën një ditë më vonë, por nuk ishte në ceremoni.

E po ashtu as motra e tij. Kjo bëri që ndjekësit të pyesin se pse ata nuk ishin të pranishëm në këtë ditë kaq të veçantë.

Përgjigjen duket se e ka dhënë Luizi. Në festën e organizuar në përfundimit të ‘Big brother’ ai ka thënë se shkoi të dielën në Shkodër sepse kishte nënën sëmurë. Luizi deklaroi se shkoi në shtëpi, bëri dush dhe u nis menjëherë në agim. Kështu, ai ka lënë të kuptohet se kjo ishte arsyeja pse ajo nuk kishte shkuar në ceremoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat