Shakira dhe Tom Cruise u panë bashkë në garën e Formula 1, nisin thashethemet për romancë të mundshme

Mediale Vip

Shakira dhe Tom Cruise u panë bashkë në garën e Formula 1, nisin thashethemet për romancë të mundshme

Më: 8 maj 2023 Në ora: 21:55
Tom Cruise dhe Shakira

Tom Cruise dhe Shakira e kanë shikuar nga afër garën e Formula 1 në Miami dhe me atë rast dyshja janë xhiruar duke biseduar në ballkon dhe më pas iu bashkua edhe djali i këngëtares, Milan.

Pas zhvendosjes në Miami, këngëtarja i befasoi fansat e saj me paraqitje të rastësishme publike, e fundit prej të cilave ishte në garën automobilistike.

Gjegjësisht, kolumbiania kishte shkuar në këtë eveniment me djalin e saj, i cili i emocionuar e ka ndjekur garën.

Me atë rast, Shakira është fotografuar me aktorin hollivudian dhe pas disa fotografive të përbashkëta me të mbërritur janë parë duke biseduar edhe në ambientet e galerisë.

Cruise anashkaloi kurorëzimin e mbretit Charles për të marrë pjesë në garë dhe ishte prania e tij përkrah Shakiras që tërhoqi vëmendje të veçantë.

Duke marrë parasysh që këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes për ndarjen me Gerard Pique, dalja me aktorin u bë shpejt kryelajm në faqet e thashethemeve duke çuar nxitur spekulime për një lidhje të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat