Grupi Sum 41 ndahet pas 27 vjetësh

Mediale Vip

Grupi Sum 41 ndahet pas 27 vjetësh

Më: 9 maj 2023 Në ora: 00:35
Grupi Sum 41

Grupi kanadez Sum41 njoftoi të hënën se do të shpërbëhej pas 27 vjetësh.

Aktualisht grupin e përbëjnë frontmeni Deryck Whibley, Dave Baksh, Jason McCaslin, Tom Thacker dhe Frank Zummo, por vetëm Whibley ka mbetur nga grupi origjinal.

“Të jesh në Sum 41 që nga viti 1996 na solli disa nga momentet më të mira të jetës sonë”, postoi Sum 41 në mediat sociale të hënën. “Ne u jemi përgjithmonë mirënjohës fansave tanë të vjetër dhe të rinj, të cilët na kanë mbështetur në çdo mënyrë. Është e vështirë të artikulosh dashurinë dhe respektin që kemi për të gjithë ju dhe ne donim që ju ta dëgjoni këtë fillimisht nga ne. Sum 41 do të shpërbëhet. Ne ende do të përfundojmë të gjitha datat aktuale të turneut tonë këtë vit dhe mezi presim të publikojmë albumin tonë të fundit Heaven :x: Hell, së bashku me një turne të fundit në mbarë botën për të festuar”.

Kitaristi dhe vokalisti kryesor Whibley, bateristi Steve Jocz, basisti Richard Roy dhe vokalisti Jon Marshall filluan Sum 41 në vitin 1996.

Grupi pati tri albume të suksesshme “Does This Look Infected?”, “Chuck” dhe “Underclass Hero”. Albumi i tyre i fundit ishte “Order in Decline” i 2019-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat