Ray Liotta vdiq nga pamjaftueshmëria e zemrës

Mediale Vip

Ray Liotta vdiq nga pamjaftueshmëria e zemrës

Më: 9 maj 2023 Në ora: 00:38
Ray Liotta

Aktori Ray Liotta vdiq nga pamjaftueshmëria e zemrës, sipas rapotimeve më të fundit.

Liotta vdiq në maj të vitit të kaluar në gjumë teksa ndodhej në Republikën Dominikane duke e xhiruar filmn Dangerous Ëaters.

Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, Republika Dominikane e ka kategorizuar vdekjen e tij si të naryrshme dhe të padhunshme, duke thënë se ai vdiq nga pamjaftueshmëri e zemrës, nga pamjaftueshmëria e frymëmarrjes, si dhe nga mushkëritë e mbushura me ujë që njihen si edemë pulmonare.

Po ashtu raportohet që ai ka vuajtur nga atheroskleroza – apo ndryshe ngushtimi i arterieve që rrit rreizkun për sulm në zemër apo në tru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat