Jennifer Lopez zbulon arsyen e çuditshme përse qëndron gjithmonë prapa Ben Affleck kur dalin në publik

Mediale Vip

Jennifer Lopez zbulon arsyen e çuditshme përse qëndron gjithmonë prapa Ben Affleck kur dalin në publik

Më: 9 maj 2023 Në ora: 13:33
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez ka dhënë një intervistë në emisionin ‘Live With Kelly and Mark’ ku ka promovuar filmin e saj më të fundit ‘The Mother’.

Gjatë intervistës, këngëtarja pati mundësinë të fliste dhe për marrëdhënien e saj me Ben Affleck .

Një pyetje që iu bë yllit ishte se pse ajo shihet vazhdimisht duke ecur pas burrit të saj. E vërteta është se kjo ka një shpjegim të thjeshtë: ai është më i gjatë se ajo.

“Ben është më i gjatë së unë dhe unë jam më e shkurtër,” tha Lopez.

“Ai është më i gjatë, ka krahë më të gjatë, kështu që unë eci një hap prapa për të bërë diferencën, me të cilën jam në rregull.”

J-Lo foli edhe për komentet e bëra nga bashkëshorti i saj për veshjen e saj në Met Gala 2023. Aktori nuk ishte aty me partneren e tij atë natë, por ai dha mendimin e tij për zgjedhjen e veshjes së artistes.

I pyetur gjatë një interviste: “Do të preferonit një pamje më seksi?”, për të cilën ai u përgjigj “jo”.

“Mendoj se ajo zgjedh atë që mendon se i duket më mirë apo çfarë i pëlqen në atë kohë”, shtoi aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat