Amos tregon takimin me Dea Mishel pas daljes nga BBVA

Mediale Vip

Amos tregon takimin me Dea Mishel pas daljes nga BBVA

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:53
Amos Zaharia dhe Dea Mishel

Amos Zaharia dhe Dea Mishel ishin dy banorët të cilët u komentuan për raportin e tyre që krijuan gjatë qëndrimit në Big Brother VIP. Madje ata u panë aq të afërt saqë u aludua se mes tyre mund të ndizej dhe ndonjë romancë.

E tashmë që Big Brother VIP mbaroi dyshja janë takuar sërish me njëri-tjetrin gjatë natës finale por nuk kanë biseduar gjatë.

Këtë gjë e tregoi vetë aktori i cili gjatë një interviste për “Revistën Class” u shpreh se do i lërë pak kohë që blogerja ta marrë veten pas daljes.

“U takuam patjetër, por nuk është se patëm mundësi të flisnim shumë. Ajo sapo ka dalë dhe unë e di si është kur sapo del nga aty. Do pak kohën e veten për ta marrë veten”, tha Amos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat